Ismet Munishi flet pas fitores ndaj Drenicës

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-2, si mysafir ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi duke thënë e objektivi i tyre sot ishte vetëm fitorja.

“Për neve objektivi ishte t’i marrim tri pikë. Kemi nevojë edhe me ushtru fazën defanzive, për atë në pjesën e dytë vendosem me luajt ma mbyllur. Ishte rezultati 0-2, kundërshtari  na vuri në vështirësi, Drenica është skuadër shumë e mirë edhe ne e arritëm objektivin”, tha Munishi për ‘Art Sport’

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 32 pikë.

Në xhiron e ardhshme suharekasit e presin në shtëpi Arbërinë, ndeshje e cila luhet të hënën.

Devolli: Nuk na mposhti Ballkani, ne e mposhtëm vetën