Ismet Munishi flet pas fitores ndaj Besës
Pas ndeshjes ka folur trajneri i suharekasve, Ismet Munishi.
Munishi ka thënë se nuk ishte e lehtë fitorja ndaj Besës.
“Nuk ishte aspak e lehtë, Besa tregoi një paraqitje të mirë. Jam i befasuar me lojen e mirë të Besës dhe rezultati nuk ishte aspak real. Besa i din llogaritë e veta, djelmosha të mirë dhe të talentuar dhe sot bënë një paraqitje të mirë”, ka deklaruar pas ndeshjes Ismet Munishi.
Ismet Munishi ka folur edhe për super sulmuesin Mirlind Daku i cili në këtë ndeshje i shënoi dy gola.
“Forma e Dakut e jashtëzakonshëm, ka punuar jashtëzakonisht mirë. I kemi ndihmuar klubi i Ballkanit dhe po shihet që kemi pasur të drejtë”, deklaroj Ismet Munishi për “Art Sport”.
Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 25 pikë.
Në xhiron e ardhshme suharekasit luajnë ndaj Feronikelit në Drenas.