Ballkani fiton me lehtësi ndaj Besës

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 4-1, ndaj Besës së Pejës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10-të në Superligë.

Sulmuesi gjilanas Mirlind Daku e kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 27’.

Daku e dyfishoi epërsinë në minutën e 30’, përsëri me Mirlind Dakun.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë me Donat Sheqerollin në minutën e 70’.

Skuadra e Ballkanit nuk u demoralizua pas golit të shënuar, pasi i shënuan edhe dy të tjerë.

Mesfushori ofensivë Meriton Korenica shënoi për 3-1, në minutën e 80’.

Për 4-1, shënoi Egzon Sinani në fund të takimit.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 25 pikë.

Kurse, Besa në vendin e 10-të me pesë pikë.