Foto: Kallxo.com

Hekuran Kryeziu: Do ta japim maksimumin ndaj Sllovenisë

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Sllovenisë, që luhet të dielën në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Kryeziu ka thënë se i pret ndeshje e vështirë ndaj sllovenëve.

“Ashtu siç tha trajneri Muharrem Sahiti, nesër jemi para një ndeshje të vështirë kundër Sllovenisë, por prapë do të japim maksimumin ndaj një shtetit që është i fortë”, ka thënë fillimisht Kryeziu në konferencë.

Hekuran Kryeziu ka thënë se do të kërkojnë fitore ndaj Sllovenisë, në mënyrë që mos të mbesin të fundit në grup, në mënyrë që të mbesin në Ligën C.

“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen tonë kundër Shqipërisë, por do të mundohemi të reagojmë nesër ndaj Sllovenisë. Nuk kemi gjasa më për vend të parë, por luajmë për të mbetur në këtë Ligë dhe të mos mbesim në fund”, ka thënë Hekuran Kryeziu.