Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hadergjonaj kërkon ta shkruaj historinë me Kosovën në ndeshjen ndaj Spanjës

Mbrojtësi i krahut të majtë, Florent Hadergjonaj, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Spanjës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Hadergjonaj ka deklaruar se ndeshja e nesërme është tejet e rëndësishme për Kosovën dhe shpreson që të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme një ndeshje shumë e madhe, është nëjra prej ekipeve më të mira në botë tu na pritë, për neve është diçka e jashtëzakonshme, jena tu e prit me emocione. Mundemi me e tregu vetën si ekip, nesër do të jemi në fushë të gatshëm. anë lojërat si i kemi luajt jemi bashku prapë, e kemi pasë një fazë të vëhstirë s’ka qenë e lehtë. Këto dy lojë që i morëm katër pikë na jep vetbësim, ne e dimë se çfarë loje mundemi me e lujtë. Ka me qenë një ndeshje e jashtëzakonshme, ta shohim se qysh po përgatitemi për nesër, shpresoj për një lojë të mirë”, ka deklaruar Florent Hadergjonaj.

Ai ka deklaruar se dëshiron që ta shkruaj historinë me bashkëlojtarët e tij në ndeshjen e nesërme ndaj Spanjës.

“E dimë se këna lujt në Spanjë nuk u kanë lojë e keqe, duhet me fol për kualitetin e Spanjës, është një ndeshje e madhe, kemi shanse për me arritë gjëra historike për Kosovën. Shpresoj që nesër si ekip me bo diçka historike”, ka thënë Hadergjonaj.

Kosovë – Spanjë do të luhet të mërkurën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.