Drita – Prishtina, shënohet goli i parë (FOTO)

Është zhbllokuar ndeshja në derbin Drita – Prishtina.

Vendasit kanë kaluar në epërsi në minutën e 7’ me qendërsulmuesin Kastriot Rexha, pas një tollovie në zonën e mysafirëve.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen tjetër Llapi – Gjilani, vendasit janë duke fituar po ashtu me rezultat 1-0.

KALLXO.com, ju sjellë disa foto nga ndeshja Drita – Prishtina.