Drita - Prishtina, dueli kryesor i javës në Superligën e Kosovës

Kampioni dhe nënkampioni i Kosovës, Drita kundër Prishtinës, do të jetë dueli kryesor i kësaj jave në kuadër të javës së tetë të Supërligës së Kosovës.

Të dy këto klube do të kërkojnë fitore, pasi në mesjavë që të dy këto ekipe dështuan, Drita u mposht nga Dukagjini ndërsa Prishtina u ndal në një barazim kundër Ulpianës.

Duel po ashtu interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, të dy këto ekipe janë në krye të tabelës.

Ballkani vjen pas një barazimi kundër Feronikelit ndërsa Drenica pas fitores së shënuar kundër Malishevës, ku me këtë rast edhe mori kreun e tabelës.

Ndeshjet e xhiros së tetë pritet të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.