Drita – Prishtina, mbyllet pjesa e parë me dy gola të shënuar

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen Drita – Prishtina, me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligë.

Betim Haxhimusa shënoi për 1-0, për t’i kaluar vendasit në epërsi.

Për 1-1, shënoi mesfushori Endrit Krasniqi në minutën e 34’.

Rezultati i pjesës së parë në ndeshjen Ballkani – Gjilani është 0-0.

Kurse, Trepça ’89 është duke e mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 0-1.