Trajneri i Prishtinës: Fitorja e Superkupës i dedikohet ‘Plisave’

Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës për sezonin 2019/2020, duke e mposhtur Dritën me rezultat 3-1.

Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur me ritmin e lojës dhe rezultatin.

Ai këtë fitore ia ka dedikuar tifozëve të Prishtinës, ‘Plisave’.

“Ishin 90 minuta që vendosën dhe jo vetëm pjesa e parë, në 45 minutat e para patëm raste dhe iniciativën. Edhe Drita edhe Prishtina luajtën mirë dhe ishte një ndeshje shumë e bukur edhe për tifozët që ishin këtu. Fitorja i dedikohet normalisht “Plisave”, të cilat nuk mundën të jenë këtu bashkë me ne për shkak të kushteve që egzistojnë. Referimi ishte fantastik dhe na mundësoi të zhvillonim një ndeshje të mirë për sy”- ka deklaruar Zekirija Ramadani.

Prishtina fiton Superkupën e Kosovës