Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Drita – Prishtina përfundon pa fitues

Derbi i xhiros së tetë mes Dritës dhe Prishtinës ka përfunduar pa fitues me rezultat 0-0.

Të dy skuadrat treguan lojë të kujdesshme duke bërë që mos ta rrezikojnë njëra tjetrën pothuajse asnjëherë.

Vlen të theksohet debutimi i sulmuesit Besart Berisha me Prishtinën.

Pas këtij barazimi Drita grumbullon 12 pikë, duke u pozicionuar në vendin e pestë me 12 pikë.

Kurse, Prishtina në vendin e gjashtë me 10 pikë.