Prishtina e mposht Dritën në Gjilan

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1-2, ndaj Dritës duke e mposhtur në shtëpi, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligë.

Betim Haxhimusa shënoi për 1-0, për t’i kaluar vendasit në epërsi.

Për 1-1, shënoi mesfushori Endrit Krasniqi në minutën e 34’.

Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 71’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina mbetet në vendin e tretë me 63 pikë.

Kurse, Drita e ndanë vendin e parë me Ballkanin me nga 64 pikë.