Drenica e mposht Llapin në shtëpi

Drenica e ka mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 0-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës.

Golin e fitores e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 54’.

Llapi deri në fund të takimit kishte disa raste të mira për ta barazuar rezultatin, por portieri i Drenicës u tregua i vëmendshëm.

Pas kësaj fitoreje Drenica mbetet në vendin e gjashtë me tetë pikë.

Kurse, Llapi mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.