Challandes respekton vendimin e Paqaradës për t’u larguar nga Kombëtarja e Kosovës
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Beranrd Challandes, ka thënë se i pëlqen Leart Paqarada, por e respekton vendimin e tij.
Ai ka treguar se nuk ka biseduar me të, por nëse Paqarada shpreh dëshirë me bisedu me 69 vjeçarin ka thënë se e mirëpret një gjë të tillë.
“Nuk kam biseduar me Leart Paqaradën pas vendimit të tij, ai ka vendosur të largohet. Më pëlqen Paqarada si lojtar, por ne e kemi respektuar vendimin e tij. Nëse ai konsideron se është momenti për të diskutuar me mua, atëherë nuk kam asnjë problem me të. Por, unë nuk jam ai që i lus lojtarët”, tha Challandes në konferencë për media.
Leart Paqarada ishte larguar nga Kombëtarja e Kosovës në prill të vitit 2021, për shkak të mungesës së minutave te “Dardanët”. Paqarada kishte thënë se derisa do të jetë Challandes në krye të “Dardanëve” nuk do të kthehet te Kosova.
Challandes para ndeshjes me Gjeorgjinë: Është koha të ndërtojmë një mentalitet fitues