Bernard Challandes ne konferencë për media Foto:KALLXO.com

Challandes para ndeshjes me Gjeorgjinë: Është koha të ndërtojmë një mentalitet fitues

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes para ndeshjes me Gjeorgjinë, ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të kenë tri ndeshje të vështira dhe të rëndësishme.

“Ajo që mund të them se për ne është një fillim i ri pasi vijmë nga dy periudha, një periudhë të suksesshme dhe një të pasuksesshme, prandaj për mua është një fillim i ri” tha Challandes në një konferencë për media të hënën.

Challandes ka thënë se është koha për ta ndërtuar një mentalitet të fortë dhe të reagojnë e ndërtojnë një skuadër me mentalitet fitues.

“Fatkeqësisht tani për ne nuk është koha perfekte, për shkak se jemi në një situate jo forte stabile me disa futbollistë, disa që janë në lëvizje nga klubi në klub e pastaj disa të tjerë që kanë probleme me lëndime apo edhe me probleme tjera” tha ai.

Ai tha se kanë përcjellë Euro 2020 dhe kemi parë gjëra të rëndësishme kanë të bëjnë me mentalitetin e ekipit dhe se tashmë është koha ta ndryshojnë mentalitetin e vet, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të thotë se do të kanë probleme.

“Kjo nënkupton që do të flasë menjëherë sonte me ekipin, që ta ndërtojmë këtë mentalitet’ tha ai.

“Për mua sërish koha të rifilloj të ndërtoj një skuadër të fortë. Ka ardhë koha që ta ringrisim ekipin për një skuadër të fortë, një skuadër si ka qenë më herët” thotë Challandes.

Kosova do të ndeshet me Gjeorgjinë me 2 shtator në orën 18:00.