Challandes: Nuk shkuan gjërat mirë ndaj Sllovenisë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për media, pas humbjes nga Sllovenia.

Challandes ka thënë se është i zhgënjyer për ekipin dhe gjërat nuk i shkuan mirë në këtë ndeshje.

“Më duhet të them se jam i zhgënjyer për ekipin, është edhe një ndeshje që gjërat nuk shkuan në mënyrën më të mirë për neve. Me lojën që treguam në pjesën e dytë kem mundur ta marrim një pikë, pse edhe jo të fitojmë. Paguajmë çdo herë që bëjmë gabim edhe kjo ndodhi sonte. Na mungon instikti i shënimit të golave para portës”, ka

I pyetur se përse nuk e zëvendësoi Zhegrovën më herët, ai tha se Edoni ka bërë lojë të mirë dhe ka kualitete të mëdha.

“Nuk do të isha aq i ashpër me Zhegrovën në pjesën e parë kur kemi qenë të rrezikshëm kanë ardhe nga veprimet e tij që kanë ardhe te mbrojtja sllovene. Në pjesën e dytë kemi pritur më gjatë, por e di që ka kualitet është një lojtarë i veçantë, pastaj kom provuar lojtarë të tjerë, por nuk dhanë rezultatin që ne kemi pritur”, ka shtuar trajneri zvicerian.