Challandes fton dy futbollistë të për miqësoret ndaj Guinesë dhe Gambisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se trajneri Bernard Challandes, i ka ftuar dy lojtarë të ri për miqësoret ndaj Guinesë dhe Gambisë që luhen në Antali të Turqisë.

Lavdrim Harullahu dhe Mersim Asllani do t’i bashkohen Kosovës për dy miqësoret ndaj kombëtareve afrikane.

Të dy futbollistët luajnë për skuadrën e kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane – Ouchy.

Challandes i ka ftuar këta dy futbollistë të ri, pasi katër futbollistë të Prishtinës refuzuan t’i bashkohen Kosovës për shkak të përgatitjeve për garat europiane.

“Përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani. Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për Kombëtaren A në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e FFK-së.