Besa e ndalë edhe Trepçën ’89

Trepça ’89 nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1, ndaj Besës së Pejës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Superligë.

Besa ka arritur që brenda dy xhirove radhazi t’i nxjerrë dy barazime ndaj Dritës dhe Trepçës ’89 me rezultatin 1-1.

Pejanët kaluan në epërsi në minutën e 20’.

Arbnor Muja e barazoi rezultatin në minutën e 64’.

Pas këtij barazimi Trepça ’89 ngjitet në vendin e gjashtë me 39 pikë.

Kurse, Besa në vendin e fundit me 12 pikë.