Trepça ’89 fiton ndaj Besës

Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 4-2, ndaj Besës së Pejës, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 4’, me Sadat Berishën.

Muhamed Darwish i shënoi dy gola të shpejtë në minutat 22’ dhe 25’, për 3-0.

Ardi Tahiri i mysafirëve e ngushtoi epërsinë në minutën e 43’.

Besa shënoi golin e dytë në minutën e 52’, me Marques Da Silvën.

Sadat Berisha shënoi golin e qetësisë në minutën e 67’.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89, pozicionohet në vendin e shtatë me 17 pikë.

Kurse, Besa e Pejës në vendin e fundit me vetëm gjashtë pikë.