Llapi në finale të Kupës së Kosovës

Llapi ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës, pas barazimit 2-2, ndaj Prishtinës në ndeshjen e kthimit.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 5-4 për Llapin.

Ndeshjen e nisën më mirë mysafirët duke kaluar në epërsi me Enis Gavazjn në minutën e 6’ nga penalltia.

Ahmed Januzi e barazoi rezultatin në minutën e 16’.

Prishtina e riktheu epërsinë në minutën e 63’ me Mërgim Pefqelin.

Golin e barazimit e shënoi Muhamet Hyseni në minutën e 88’.

Llapi në finale do të takohet me Dukagjinin.