Basketboll: Prishtina fiton Kupën e Kosovës

KBF Prishtina ka mposhtur Bashkimin me rezultat 75-71, duke e fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e vajzave.

Çereku i parë i takoi kryeqytetaseve të cilat e fituan m rezultat të ngushtë 16-14.

10 minutëshi i dytë i takoi prizrenaseve të cilat u këndellen duke e fituar me rezultat 15-19, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 16-25.

Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutëshin e tretë të cilin e fitoi me rezultat 16-25, duke treguar rezultatin në semafor pas 30 minutash 47-57.

Çereku i katërt i në tërësi Prishtinës që e fituan me rezultat 28-14, për të triumfuar në fund me rezultat 75-71.

Te Prishtina u dallua Alexis Tolefree me 37 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Aisha Ballarabe me 19 pikë e 22 kërcime dhe Saranda Daci me 14 pikë e 15 kërcime.