Basketboll: Bashkimi e fiton Superkupën e Kosovës

KBF Bashkimi e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e vajzave, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat të ngushtë 75-72.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku dy skuadrat luftuan për çdo top, megjithatë, më mirë ndeshjen e nisi Bashkimi, duke fituar çerekun e parë me rezultat 30-22.

Çereku i dytë ishte më bindës për vashat prizrenase të cilat e fituan me rezultat 19-10, duke shkuar në pushim me rezultat 49-32.

Periudha e tretë ishte më e barabartë me skuadrën prishtinase që u mundua të shkrijë epërsinë, megjithatë, skuadra prizrenase arriti të ruajë epërsinë e lartë, edhe pse ky çerek i takoi Prishtinës 14:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 63:48.

Prishtina nuk u dorëzua dhe në çerekun e fundit hyri me një seri prej 7:0, derisa më pas e ngushtoi epërsinë në 69:64, e më pas edhe në 71:67, derisa dramë u zhvillua deri në fund, kur prishtinaset afruan rezultatin në 73:70, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 75:72.

Te Bashkimi u dalluan Arbnore Përquku me 21 pikë, 10 kërcime e 7 asistime dhe Lejzae Davidson me 16 pikë e 11 kërcime.

Kurse te skuadra prishtinase më të dalluarat ishin Enxhi Xhanaj me 24 pikë e 12 kërcime dhe Era Shatri me 15 pikë e 20 kërcime.