
Basketboll: Vashat e Bashkimit tregohen të forta për Prishtinën
KBF Bashkimi ka fituar ndaj KBF Prishtinës me rezultat 81-66, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e vajzave.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, duke fituar në çerekun e parë me rezultat 20-25.
Vashat prizrenase u këndellën në çerekun e dytë duke e fituar me rezultat tëthellë24-11, për të shkuar në pushim me rezultat 44-36.
Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë që përfundoi me rezultat 16-14, për skuadrën vendase, derisa rezultati në semafor ishte 60-50, pas 40 minutave lojë.
Ndërrime nuk kishte as në 10 minutat e fundit, që përfundoi 21:16 dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 81:66.
Te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 24 pikë e 11 kërcime, Lajzae Davidson me 16 pikë e 7 kërcime, Jeleesa Avery me 14 pikë e 8 kërcime dhe Arbnore Përquku me 8 pikë, 9 kërcime dhe 14 asistime.
Derisa te Prishtina u dalluan Era Shatri me 19 pikë e 8 kërcime dhe Enisa Kamerolli me 17 pikë.
Bashkimi ka tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.
Kurse Prishtina një fitore dhe dy humbje.