Basketboll: Vashat e Bashkimit triumfojnë ndaj Prishtinës

Bashkimi e ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultat 89-80, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll në kategorinë e vajzave.

Ndeshjen e nisën furishëm vendaset duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24-16.

Çereku i dytë ishte më interesantë të cilin po ashtu e fituan vendaset me rezultat 21-19, për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 45-35.

Vendaset vazhduan me lojë të mirë duke e fituar çerekun e tretë me rezultat 31-26, për rezultatin 76-61 pas 30 minutave.

10 minutëshi i fundit i takoi kryeqytetasve 13-19, i cili nuk i mjaftoi ta fitonin ndeshjen, pasi në fund triumfoi Bashkimi me rezultat 89-80.

Te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 25 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime, Lejzae Davidson me 30 pikë dhe Aisha Balarabe me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Alexis Tolefree me 22 pikë dhe Era Shatri me 17.

Bashkimi ka 12 fitore dhe një humbje, kurse Prishtina tetë fitore dhe pesë humbje.