Bashkimi triumfon ndaj Prishtinës

KB Bashkimi ka triumfuar ndaj Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 89-82, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi ishte shumë interesant dhe me shumë kthesa gjatë ndeshjes

Prizrenasit e nisën mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 28-13.

Kurse çereku i dytë në tërësi i takoi Prishtinës, të cilin e fituan me rezultat 36-10, duke shkuar në pushim me rezultat 49-38, për kryeqytetasit.

Perioda e tretë ishte e barabartë, e cila u mbyll në të mirë të Bashkimit me rezultat 25-23.

Çereku i katërt ia dha fitoren “Arpagjikëve”, pasi e fituan me rezultat 26-10, duke e fituar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 89-82.

Te Bashkimi u dalluan Stevie Clark me 17 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime dhe Terik Bridgeman me 22 pikë, kurse te Prishtina, më i miri në parket ishte Anthony Goods me 22 pikë.

Bashkimi tani ka 14 fitore dhe nëntë humbje, kurse Prishtina 17 fitore dhe gjashtë humbje.