Sonte zhvillohet 'EL Clasico' i radhës

“El Clasico” i radhës në mes të Barcelonës dhe Real Madrid zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:00.

Kjo do të jetë ndeshja e parë gjysëmfinale në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Kjo sfidë pritet të jetë ndryshe nga sfidat tjera për faktin se kjo ndeshje nuk zhvillohet as në “Camp Nou” e as në “Santiago Bernabeu” por të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.

Në këtë ndeshje tek dy ekipet pritet të ketë mungesa të theksuara.

Për Barcelonën pritet të mungojë: Braithëaite, Garcia, Roberto, si dhe Demir.

Ndërsa te Real Madrid pritet të mungojnë: Diaz dhe Bale.

Në ndeshjen e fundit në mes të këtyre dy ekipeve Real Madrid shënoi fitore me rezultat 2:1 ndërsa në katër ndeshjet e tjera të fundit, Barcelona nuk ka arritur që të shënojë asnjë fitore ndërsa Real ka arritur që të shënojë tre fitore ndërsa një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Në ndeshjen e dytë gjysëmfinale do të takohen Atletico Madrid dhe Atletico Bilbao.

Barcelonaa humbi në finale vitin e kaluar nga Athletic, ndërsa Real Madrid ishte në finale dy vjet më parë, duke mundur rivalin Atletico Madrid.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll vijnë në këtë El Clasico në pozita të ndryshme. “Los Blancos” kryesojnë bindshëm La Ligan, me plot 17 pikë më shumë se “Blaugranat”.

Ky është gjyqtari kryesor i ‘EL Clasicos’ së parë për 2022-ën