
Dy lajme të mira për Barcelonën para 'EL Clasicos'
Klubi spanjoll Barcelona ka marrë dy lajme të mira para ndeshjes “EL Clasico” kundër Real Madrid që zhvillohet ditën e mërkurë.
Fillimisht Barcelona njoftoi se futbollisti Samuel Umtiti ka vendosur që të vazhdojë kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2026.
“FC Barcelona dhe lojtari i ekipit të parë Samuel Umtiti kanë arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën e këtij të fundit deri më 30 qershor 2026”, thuhet në komunikatën e klubit.
Umtiti iu bashkua Barçës nga Lyon në vitin 2016.
Por paga e Umtit do të jetë më e ulët në krahasim me pagat e kaluara, pasi që Barcelona me uljen e pagës së Umtitit mund ta transferojë Torres nga klubi anglez Mancheser City.
“Mbrojtësi francez po ul një pjesë të pagës që kishte. do të marrë në një vit e gjysmë të mbetur në kontratën e tij. Përmes kësaj zgjatjeje kontrate, FC Barcelona do të jetë në gjendje të rrisë kuotën e saj të ‘fair play-it financiar’ dhe kështu të regjistrojë Ferran Torres në Ligën Profesionale të Futbollit Spanjoll”, thuhet tutje në deklaratën e klubit.
Torres nuk pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Real Madrid për arsye se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai do jetë i gatshëm për Barcelonën në ndeshjen e ardhshme me 19 janar kundër Atletico Bilbao.
FC Barcelona and @samumtiti have reached an agreement to extend the latter’s contract until 30 June 2026. The French defender is reducing a part of the salary that he was due to receive in the year and a half remaining on his contract.
More info 👉 https://t.co/0UzCLewHDM pic.twitter.com/hNdmR2iBBP
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 10, 2022