Ballkani ndalet nga Feronikeli dhe bie nga vendi i parë

Ballkani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim ndaj Feronikelit, ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit ishin më të mirë gjatë tërë 90 minutave, por nuk arritën që të gjenin rrugën e golit.

Pas këtij barazimi Ballkani pozicionohet në vendin e dytë me 13 pikë, duke e humbur pozitën e parë.

Kurse,  Feronikeli pozicionohet në vendin e shtatë me shtatë pikë.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi nuk është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Feronikelit.

“Ndaj këtyre skuadrave nëse në fillim nuk e hap ndeshjen pastaj është e vështirë. E pamë edhe me Malishevën dhe pastaj vjen presioni që me çdo kusht të vish deri te goli. Hasëm në vështirësi ndaj një kundërshtari që vjen të marrë më të mirën duke u mbrojtur. Ne është dashur të ishim më të qetë në finalizim, por nuk ia dolëm”, ka thënë Bekim Isufi.