Bekim Isufi: Fitore e merituar ndaj Llapit

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ka deklaruar se skuadra e tij e meritoi fitoren ndaj Llapit.

Isufi ka insistuar se e kanë kontrolluar lojën që nga realizimi i golit të parë në minutën e 13 deri në fundin e ndeshjes kur u realizua goli i dytë.

“Çdo fitore është e rëndësishme, sidomos kundër një kundërshtari të fortë si Llapi edhe pse mendoj që nuk është në pozitën reale. Një ndeshje shumë e vështirë me shumë ndërprerje, por një fitore e merituar ku deri te goli i parë kishim menaxhimin e ndeshjes. Por, kemi menaxhuar në përgjithësi ndeshjen. Kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi arritur të mbroheshim mirë dhe arritëm të realizonim golin e dytë duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga kundërshtari ynë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Ballkanit Bekim Isufi.

Ballkani e mposhti Llapin me rezultat 2-0, duke u pozicionuar në vendin e parë me 11 pikë.