Bekim Isufi flet pas humbjes në ndaj Llapit

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ka folur pas humbjes me rezultat 4-1 nga Llapi në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë.

Ai ka deklaruar se i pranuan golat për shkak të gabimit të tyre e jo nga ndërtimi i aksioneve nga skuadra e Llapit.

“E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo mos koncetrimit në disa situata. Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore. Por, edhe në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë. Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mirë. Nuk ishin gola të cilat kanë qenë të ndërtuara nga Llapi, por nga gabimet tona”, ka thënë fillimisht Isufi.

Trajneri Isufi ka thënë se e kanë penalizuar mungesat e Ermal Krasniqit dhe mesfushorit Kushtrim Gashit.

“Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve. Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet’, ka thënë Isufi.

Pas kësaj humbje Ballkani pozicionohet në vendin e tretë me 24 pikë.

Batatina: Ballkani është petull shumë e hollë për Llapin