Ballkani ndërpret bashkëpunimin me Bekim Isufin

Klubi futbollistik  ‘Fc Ballkani’ ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në facebook nga vetë skuadra të cilët gjithashtu kanë thënë se në ditët në vijim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik.

“Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, shkruan Ballkani.

Bekim Isufi ishte zyrtarizuar si trajner i skuadrës Ballkani në qershor të këtij viti. Në të kaluarën, Isufi kishte udhëhequr skuadrën e Dritës dhe Ferizajt.