Ballkani i Suharekës emëron trajnerin e ri

Pas shkarkimit të Bekim Isufit nga pozita e trajnerit, ekipi i Ballkanit nga Suhareka tashmë ka emëruar trajnerin e ri.

Ilir Daja do të jetë në krye të Ballkanit ndërsa ndihmëstrajner pritet të jetë Artim Pollozhani.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e klubit përmes një njoftimi për media.

“Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pollozhani do të jetë ndihmës i tij”, thuhet në komunikatën e klubit nga Suhareka.

Ilir Daja edhe më herët ka ushtruar pozitën e trajnerit. Ai ishte për një periudhë kohore në krye të klubit nga Superliga e Shqipërisë, KF Partizani.

Daja do të jetë trajneri i katërt brenda 12 muajve që merr pozitën e trajnerit të Ballkanit, për arsye se brenda 12 muajve, Ballkani kishte emëruar dhe shkarkuar 3 trajnerë.