Ardian Nuhiu: Jam shumë i lumtur për fitoren

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në konferencë për media, pas kualifikimit në rrethin e tretë në Ligën e Europës, pas fitores ndaj Sileksit.

Nuhiu ka thënë është i lumtur për fitoren e sotme dhe këtë fitore ia dedikon tifozëve të Dritës të njohur si “Intelektualët”.

“Ardian Nuhiu: Jam shume i lumtur për fitoren. Normalisht qe kisha njohuri për ekipin por lojtaret ishin ata qe e kryen punën. Ne pjesën e pare nuk arritëm te dalim ne lojën tone, ndërsa ne pjesën e dyte lojtaret e morën veten dhe arritëm rezultatin qe deshëm. I uroje futbollistet për angazhimin dhe këtë fitore ia dedikojmë tifozëve tanë intelektualëve”, ka thënë Ardian Nuhiu.

Kurse kapiteni i kësaj skuadre, Ardian Limani ka thënë se e kanë dominuar skuadrën kundërshtare në pjesën e dytë ku edhe i shënuan dy gola.

“Ishte një ndeshje mjafte e vështirë, kishim vështirësi ne pjesën e pare dhe nuk arrinim te dalim ne lojën tone. Mendoj qe ne pjesën e dyte e dominuam takimin dhe për këtë jam shume i lumtur. Trajneri na kishte treguar çdo detaj për ekipin kundërshtar dhe e kishim me te lehtë qasjen ne këtë ndeshje andaj mendoj qe ky ishte edhe çelësi i suksesit”, ka deklaruar Limani i cili e shënoi golin e dytë në këtë ndeshje.

Drita do të ndeshet me Legian e Varshavës më 24 shtator në Poloni.