Ardian Limani nënshkruan kontratë të re me Dritën

Ardian Limani do të jetë pjesë e Dritës deri në vitin 2022.

Skuadra e Dritës e ka bërë të ditur se kapiteni i kësaj skuadre, Adrian Limani ka nënshkruar kontratë të re.

Limani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ish-kampionët e Kosovës.

Ish-futbollisti i Feronikelit, është njëri prej lojtarëve kryesor te skuadra e Dritës, duke fituar Superligën e Kosovës me këtë skuadër.