Kapiteni i Dritës: Përballja me Legian do të jetë një provë për ne

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka folur në konferencë për media, para ndeshjes ndaj Legias së Varshavës që luhet në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Europës.

Limani ka thënë se i kanë parë ndeshjes e Legias dhe është në njohuri për tifozërinë fantastike që e ka ky klub.

“Ne i kemi parë ndeshjet e Legias shumë herë, madje edhe para se ta dinim se do të luanim me ta. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm me tifozë të mahnitshëm. Më vjen keq që ata nuk do të jenë në fushë, por ndoshta kjo do ta bëjë më të lehtë për ne të luajmë”, ka thënë fillimisht kapiteni i Dritës.

Kapiteni i Dritës ka thënë se do të dëshironte që të fitonin para tifozëve të flaktë të Legias, ndeshjen e nesërme.

“Nëse do të mund të fitoni, është e qartë se do të donin ta bënim para kaq shumë tifozëve. Jemi mësuar, fansat tanë në Kosovë janë gjithashtu shumë të zëshëm”, ka potencuar ai.

Qendërmbrojtësi gjilanas ka thënë se Drita në ndeshjen e nesërme do të duhet të tregoj kujdes duke u mbrojtur.

“Nuk ka dyshim se duhet të mbrohemi. Legia ka krahë shumë të rrezikshëm, ata luajnë futboll ekipor, ndërsa unë do ta konsideroja Thomas Pekhart si kërcënimin më të madh. Ai nuk është një sulmues lehtësisht i kontrollueshëm”, ka thënë ai.

Limani është në dyshim se a do të luajë në këtë ndeshje.

“Përballja me Legian do të jetë një provë për ne, por unë nuk ndiej frikë. Ende jam duke pritur lajmin se a do të luajë në këtë ndeshjes”, ka thënë Ardian Limani.