Kapiteni i Dritës kërkon që ta befasojnë Feyenoordin

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Feyenoordit.

Limani ka thënë se kërkojnë që të bëjnë befasi ndaj Feyenoordit.

Ai ka shtuar se e respektojnë skaudrën holandeze, por së pari do ta respektojnë edhe vetën e tyre më shumë.

“Ne do të kërkojmë të bëjmë befasi. Nuk do të futemi në ndeshje për tu ndjerë krenarë që do të luajmë kundër Feyenoordit. Ne do ta respektojmë, por së pari do ta respektojmë vetën më shumë”, tha Limani.

Drita – Feyenoord, luhet të enjten nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.