Arbëria mposhtet nga Drita dhe bie në zonën e Ligës së Parë

Drita ka shënuar fitore me rezultat 1-3, ndaj Arbërisë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dior Zabërgja shënoi për 1-0, në minutën e 23’.

Kampionët e Kosovës e barazuan rezultatin me Festim Alidemën në minutën e 27’.

Për 1-2, shënoi Esosa Priestley Iroguenë minutën e 33’.

Betim Haxhimusa shënoi për 1-3, në minutën e 63’ për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e parë me 58 pikë.

Kurse, Arbëria pas kësaj humbje bie në vendin e nëntë me 27 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.