Drita tregohet e fortë për Arbërinë

Drita ka treguar forcën e saj prej kampione duke e mposhtur Arbërinë në shtëpi të vet me rezultat 0-1.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Bujar Shabani në minutën e 44’ pas asistimit të Xhevdet Shabanit.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 16 pikë.

Kurse, Arbëria në vendin e pestë me 11 pikë, duke i radhitur dy humbje radhazi.