Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Shpend Maxhuni, Rashit Qalaj e të tjerë në takim me Presidentin

Presidenti Hashim Thaçi ka mbledhur strukturën e sigurisë në zyrën e tij pas zhvillimeve që po ndodhin në veriun e vendit, por edhe në pjesëtë tjera të Kosovës.

KALLXO.com merr vesh se në takim me Presidentin është shefi i inteligjencës, Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj dhe disa prokurorë.

Sot, në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës ka marrë një aksion të madh në veri të vendit, ku sipas informacioneve të para deri më tani janë arrestuar mbi 10 persona.

Nga të arrestuarit është edhe drejtori i Policisë në Zubin Potok.

Në këtë aksion të Policisë ka mbetur i plagosur lehtë edhe një zyrtar i policisë.

KALLXO.com do të vazhdojë të iu mbaj të informuar për këtë aksion të policisë.

Disa prej dhjetëra të arrestuarve në Veri janë sjellur në Prishtinë.

https://kallxo.com/foto-dhe-video-te-arrestuarit-ne-veri-sillen-ne-prishtine/