Foto-ilustrim

Shpend Ahmeti: Nga java e ardhshme mos të paguhet taksa në Stacionin e Autobusëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se aksionarët e rinj të Stacionit të Autobusëve të Prishtinës kanë kërkuar nga bordi i ri që të shfuqizohet vendimi për taksën që qytetarët paguanin për të hyrë në stacion e që ka qenë në tri nivele: 0.10, 0.50 dhe 1 euro.

Ahmeti përmes një komunikate ka thënë se pret që ky vendim të merret në fillim të javës tjetër dhe që duke filluar nga java e ardhshme kjo takse të mos paguhet nga qytetarët.

“Gjatë javëve në vijim bordi do të merret edhe me adresimin e shumë ankesave për parregullsi në administrimin e Stacionit të Autobusëve gjatë periudhës kur nuk kemi patur qasje të plotë në dokumentacionin dhe qeverisjen e kësaj ndërmarrjeje publike”, është thënë në një postim të Ahmetit në rrjetin social “Facebook”.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë lidhur me taksën e vënë më shumë se një vit të cilën qytetarët vazhdimisht u shpreh kundër saj.

Së shpejti hiqet pagesa në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës

www.kallxo.com

06 Dhjetor 2018 - 16:44

Xheneta Murtezaj 06/12/2018 - 16:44
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend