VIDEO - Shiu në Prishtinë, vetura ‘fundoset’ në ujë

Të reshurat e dendura të shiut kanë bllokuar prapë rrugën që të dërgon në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Pamjet e dërguara në redaksinë e KALLXO.com, tregojnë se një veturë ka mbetur e ngujuar në këtë rrugë, e fundosur gati se e gjitha.

Përpos kësaj rruge, edhe disa të tjera në Veternik janë mbushur me ujë që kanë bërë që të vështirësohet lëvizja e veturave.