Shpend Ahmeti: Ndërtimi i parkingut nëntokësor fillon sivjet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti paralajmëruar së ndërtimi i parkingut nëntokësor fillon në këtë vit.

Ahmeti siç njofton në një postim, Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë të drejtë komunës për ndërtimin e këtij parkingu më mbi 500 vendparkime.

“OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor dhe për procedurat e ndjekura, prandaj tani mund të vazhdojmë. Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë ndërtimin sivjet. Parku sipër do të zgjerohet”, ka shkruar i pari i Prishtinës në rrjetin social ‘Facebook’.