Shpend Ahmeti - Shqipe Pantina - PSD - 18.04.2019

Shpend Ahmeti flet për tezakun Visar Ymeri

Partia Socialdemokrate mbajti konferencë për media ku trajtoi emërimet e punësimet në baza partiake që janë publikuar së fundmi.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti tha se korrupsioni është shkaktari kryesor i punësimeve dhe emërimeve në baza partiake.

Sipas tij, arsyeja kryesore e largimit të shqiptarëve nga Kosova është korrupsioni.

“Ne duhet të ndërtojmë sisteme që parandalojnë dhe dënojnë rastet e korrupsionit. Ne në komunën e Prishtinës besojmë se transparenca është gjëja më e mirë në luftimin e korrupsionit dhe publikojmë çdo gjë, çdo konkurs e çdo shpenzim. Çdo zyrtar i komunës së Prishtinës do të mendojë dy herë apo tri herë para se të shpenzoj diçka sepse e di se ajo faturë do të publikohet. Së fundmi e kemi edhe open contracts ku mund ta shohin çdo kontratë përfshi kompaninë punën që duhet kryer dhe çmimet e tyre. Transparenca radikale do të parandalojë që zyrtarët të veprojnë në shprëputhje me paranë publike. Ne kemi vendosë që çdo makinë ta ketë GPS se ku është. Nuk do të thotë se e kemi çrrënjos krejt por do të vazhdojmë tutje”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq sa i përket delegacionit të Kosovës, Ahmeti tha se asnjë nga anëtarët e këtij delegacioni nuk është paguar nga buxheti i Kosovës.

I pari i Prishtinës tutje deklaroi se nuk e ka të punësuar asnjë familjarë përmes konkurseve publike.

“Nëse dikush sot e ka zbulu që Visar Ymerin e kam djalë të tezes atëherë nuk kam se çka më bë. Ne kemi përfunduar platformën dhe jemi duke punuar, kemi përgatitur pozicione për katër pozita të ndryshme dhe nuk duam të zbulojmë dokumentin që të na zbulojë punën që kemi përpara”, tha ai.

Sa i përket ndihmës financiare që i është premtuar Francës nga kryeministri Haradinaj, Ahmeti tha se me shumën e planifikuar mund të ndihmohen disa qytetarë të Prishtinës të cilëve u është djegur shtëpia.

“Ka disa aksidente ku ju kanë djeg disa shtëpi dhe nuk kemi fond emergjent si komunë që t`i ndihmojmë rastet e tilla, kemi rastet si në Tophane ku është një rast social. Ata neve paguaj për kanalizime dhe ne kishe po i ndihmojmë atyre për katedralen Notre Dame. Në momentin kur s’ke para dhe po merr kredi për me ndërtu fabrikën e ujërave të zeza e mandej me thënë që po u dërgojmë para”, përfundoi Ahmeti.

Deputetja Shqipe Pantina tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë bërë shkaktarët kryesor që po e pengojën zhvillimin ekonomik.

Ajo tha se skandalet e fundit të punësimeve tregojnë qartë.

“Në vend se këto parti të ndihmojnë që të forcohet gjyqësori ata e kanë degraduar atë duke emëruar prokurorë e gjyqtarë. Partia Social Demokrate tashmë është duke hartuar një strategji më të detajuar në luftimin e korrupsionit. Organizimi i procesit të vetingut ku do të reformohej sistemi i drejtësisë, ku do të largoheshin gjyqtarët e korruptuar”, tha ajo.

“Ka kohë që kuvendi ka dalë nga binarët e punës së rregullt, problemi kryesor është tek kryesia e kuvendit. Ka qenë praktikë e mirë që seancat janë mbajtur ditën e enjte sepse e kanë ditur se duhet të jenë në kuvend e kjo praktikë ka degraduar tej mase, ne nuk e dimë se kur mbahen ato thirren një ditë përpara dhe s`ka seriozitet të mjaftueshëm e sidomos tek deputetët e koalicionit qeverisës që e kanë për detyrë t`i shtyjnë përpara politikat e propozuara nga qeveria”, deklaroi ajo.