
Ilustrim
Zyrtari policor arrestohet për dhunë në familje
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është informuar nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor si i dyshuar në një rast të dhunës në familje.
Sipas një komunikate për media, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe gjyqtarin e procedurës paraprake.
Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.
Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.