Ilustrim - KALLXO

Zyrtarët ‘supermenë’ të shtetit, një person deri në tetë vende pune 

Papunësia në Kosovë llogaritët të jetë mbi 30 për qind. Por, në vendin tonë ka persona që mbajnë disa vende pune në të njëjtën kohë.

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Agjencia Kundër Korrupsion, gjatë vitit ta kaluar, ka qenë një numër i madh i zyrtarëve publik që mbajnë dy e më shumë funksione.

“Duke u bazuar në të dhënat e deklarimit të pasurisë të realizuara në vitin 2018, të dhëna të deklaruara për vitin paraprak, është gjetur se ekziston një numër i madh i zyrtarëve të lartë publik, të cilët ushtrojnë dy e më shumë funksione”, thuhet në raportin vjetor e Antikorrupsionit për vitin e kaluar.

Një zyrtar shtetëror i mbante tetë funksione në të njëjtën kohë. Ndërsa, me shtatë vende pune gjatë vitit 2018 i mbajtën edhe dy zyrtarë të tjerë.

Sipas Antikorrupsionit, gjashtë funksione në të njëjtën kohë i kanë mbajtur edhe dy zyrtarë të tjerë shtetëror.

13 zyrtarë të tjerë shtetëror mbajtën nga pesë funksione në të njëjtën kohë. Ndërsa, numri më i madh është i atyre që kanë mbajtur nga katër funksione.

Plotë 37 zyrtarë mbajtën nga katër puna në të njëjtën kohë.

367 zyrtarë mbajtën nga tri funksione e me nga dy funksione, Antikorrupsioni identifikoi 1451 zyrtar publik.

Numri total i zyrtarëve që mbajnë më shumë se një funksion është 1873.