FOTO: Zoti i Masakrës

“Zoti i masakrës” hap sezonin e ri artistik në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës do të nis sot,  sezonin e ri artistik  më reprizën e shfaqjes “Zoti i Masakrës”, me regji të Besfort Idrizit.

Shfaqja sjellë rrëfimin e dy familjeve të shtresës së lartë shoqërore.

Sjellja aspak e mirë në shkollë e fëmijëve të këtyre dy familjeve është motivi që prindërit të takohen dhe t’i diskutojnë shkaqet dhe problemet e mundshme që mund të dalin nga një sjellje e tillë e papërshtatshme të fëmijëve të tyre.

Pasi prindërit do të takohen dhe të njohin njëri-tjetrin, pavarësisht pritjes së tyre që do të gjejnë zgjidhje të shpejtë dhe racionale, ndodh krejt e kundërta.

Shfaqja është kamertale dhe fokusohet më tepër në lojën e aktorëve dhe përpjekjeve të gjetjes së zgjidhjeve të problemeve të personazheve..

Shfaqja jepet në skenën e vogël duke filluar nga ora 20:00.