Zjarret në Kaliforni, 10,000 njerëz lënë shtëpitë

Rreth 10,000 njerëz janë evakuuar nga Mendosino në shtetin e Kalifornisë, për shkak të dy zjarreve që po i afrohen qytetit.

Deri tani, gjashtë shtëpi janë shkatërruar nga zjarret ndërsa 10,000 shtëpi të tjera janë në rrezik, njoftojnë mediat amerikane.

Sipas njoftimeve, zjarri në këtë zonë ka përfshirë deri tani 225 kilometra katrorë.

Kalifornia është duke u përballur me zjarre të mëdha, të cilat po ndihmohen nga temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme./21Media