Zhduket gazetari serb që  hulumtonte vrasjen e Ivanoviq

Policia serbe po heton zhdukjen e raportuar të një gazetari që pretendonte se kishte zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq.

Policia serbe të enjten tha se ata kishin nisur një kërkim për Stefan Cvetkoviç, një gazetar që mbulonte vrasjen e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq, pasi makina e tij e braktisur u gjet në qytetin e tij të lindjes të Bela Crkva në Serbinë veriore.

Policia tha se ata gjetën makinën që Cvetkoviç po e përdorte, të parkuar me dyert e hapura dhe dritat ishin ende të ndezura.

“Policia ka filluar një kërkim për Stefan Cvetkoviç i cili po kërkohet intensivisht,” tha Ministria e Brendshme e Serbisë.

Ministria tha se kishte vendosur disa dhjetra anëtarë të njësisë speciale të policisë së xhandarmërisë së bashku me zhytësit, qentë e kërkimit dhe dy helikopterë për të ndihmuar në gjetjen e Cvetkoviçit.

Cvetkoviç tha në një konferencë shtypi në shkurt se vrasja e Ivanoviq ishte paguar me 40,000 euro. Ai gjithashtu tregoi fotografi të personave të dyshuar të përfshirë në vrasje.

Ivanoviq u vra nga një makinë në Mitrovicën e Veriut, në Kosovë, në janar. Një kampion i ashpër i pakicës serbe në Kosovë, ai gjithashtu u ndesh me partinë qeverisëse të Serbisë – duke rezultuar në teori kundërthënëse rreth asaj se kush qëndron pas vrasjes së tij të pazgjidhur.

Cvetkoviç është ankuar gjatë viteve për  pranim të kërcënimeve nga politikanët dhe oligarkët, lidhur me punën e tij, njoftoi agjensia e lajmeve Beta.

Në mars 2017, ai u dënua me dy vjet e tre muaj burgim, pasi disa zyrtarë të Partisë Progresiste në pushtet e  paditën për shpifje.

Gjykata e Lartë në qytetin serb të Pancevës anuloi vendimet në prill të këtij viti.