Foto: Facebook

Zhbllokohet rruga për në Theth

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se Forcat e Armatosura Shqiptare kanë hapur rrugën për në Theth që kishte disa muaj që ishte bllokuar nga bora e madhe.

Sipas ministres Xhaçka, Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë punuar 3 javë për të zhbllokuar 22 kilometra rrugë.

“Pas muajsh të tërë, banorët e Thethit, një prej perlave të Shqipërisë dalin nga izolimi. Forcat e Armatosura të Shqipërisë punuan 3 javë për të zhbllokuar rrugën 22 km nga #Boga deri në #Theth, ku trashësia e borës arrinte deri në 5 m. Por duhet të vinte maji për të zhbllokuar rrugën? Po, hapja e rrugës ishte e pamundur më herët për shkak të rrezikut të krijimit të ortekëve, të cilët do të merrnin jetë njerëzish”, ka shkruar ministrja Xhaçka.

FA zhbllokojnë Bogë-Theth

Në krye të detyrës deri në kalimin e emergjencës së fundit, edhe pse shumëkush ka menduar se situatat e vështira pasojë e dimrit kanë kaluar.Forcat e Armatosura të Shqipërisë jo vetëm nxorën banorët e Thethit nga izolimi, por edhe rikthyen turistët atje.#KrenarePërFA

Publiée par Olta Xhacka sur Vendredi 4 mai 2018

KALLXO.com shkroi në prill për rrugën e bllokuar drejt Thethit.