Foto: Facebook

2,5 metra borë në rrugën drejt Thethit

Ka një javë që Forcat e Armatosura të Shqipërisë po e pastrojnë borën në rrugën drejt fshatit turistik Theth.

“Si në të gjithë vendin, moti ka këto ditë qenë i bukur edhe në fshatrat e thellë në Malësinë e Madhe, por aksi Bogë-QafëThore-Theth mbetet i bllokuar që prej borës së fundit”, shkroi në facebook ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka.

Xhaçka më tutje tregoi se Forcat e Armatosura po punojnë për ta hapur rrugën.

“Prej një jave mjetet dhe efektivët e batalionit të xhenios po punojnë për hapjen e rrugës nga bora, trashësia e së cilës në këtë aks arrin deri në 2.5 metra”, tregoi ministrja.

Ajo postimin e shoqëroi me foto të ndërhyrjes në këtë rrugë.