Zgjidhja kreative për mbrojtje nga gazi lotsjellës në Tiranë (FOTO)

Përderisa Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet në një seancë tjetër, partitë opozitare kanë mbledhur sërish mbështetësit e tyre për protestë para ndërtesës së këtij institucioni.

Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputetët e të cilave i kanë lënë mandatet në Kuvend në përpjekje për nxitjen e zgjedhjeve të reja, janë duke iu drejtuar protestuesve me fjalime kundër qeverisë së Edi Ramës, por vëmendjen më të madhe e ka marrë një zgjidhje kreative e një protestuesi.

Në mungesë të një maske për mbrojtje nga gazi lotsjellës, ai ka zgjedhur ta improvizojë një të tillë me një shishe plastike të prerë në gjysmë për t’ia përshtatur fytyrës. Shishen e ka mbyllur me një flamur shqiptar.

Reporteri i BIRN në Tiranë, Vladimir Karaj, sjell fotografi ë këtij protestuesi.

Foto: Vladimir Karaj/BIRN
Foto: Vladimir Karaj/BIRN
Foto: Vladimir Karaj/BIRN